Europa është gati të absorbojë valë masive të emigrantëve “për dekadat që vijnë”, ka deklaruar Komisioni i BE, duke pohuar se kontinenti “ nuk do të bëhet kurrë fortesë” e tyre.

Duke folur në Bruksel ditën e mërkurë, shefi i emigracionit në BE, Dimitris Avramopoulos theksoi se Komisioni Europian do të kundërshtojë çdo plan për ndërtimin e mureve në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.

“Ne jemi kundër ndërtimit të mureve, përkundrazi, ne jemi në favor të ndërtimit të urave me vendet fqinjë”, tha ai, pas lajmit se më shumë se 6,100 emigrantë kanë hyrë në Greqi ilegalisht përmes Turqisë deri tani gjatë këtij viti. Ky numër është rritur nëntë herë që nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar 2017.

“BE nuk do të bëhet kurrë fortesë. Emigrantët do të qëndrojnë jo vetëm në Europë dhe në botë për dekadat që vijnë, por ne duhet të përgatitemi mirë. Asnjë vend nuk mund ta menaxhojë i vetëm këtë situatë”, tha ai në një konferencë.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.