(Foto: DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

Nga: JACK MONTGOMERY, Breitbart News

-Komisioni Evropian po shtyn që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të absorbohen në Bashkimin Evropian-.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë treguar një vendosmëri të fortë për të avancuar në rrugën e BE-së dhe kanë arritur rezultate qe jane konkrete dhe duhet të jenë të pakthyeshme”, pohon Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë të bllokut.

“Bazuar mbi këtë, sot ne rekomandojmë që Këshilli të hape negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Shqipëria me shumice myslimane, pavarësisht nga jeta e saj kombëtare relativisht laike, është një shtrat i nxehtë për terrorizmin radikal islamik, që furnizon një numër të madh të luftëtarëve xhihadistë në Shtetin Islamik, si dhe një qendër e madhe e prodhimit dhe trafikimit të drogës, kontrabandës se armëve dhe njerëzve dhe krimit të organizuar.

Maqedonia e Veriut, e cila gjatë viteve të fundit ka luftuar me skandalet e korrupsionit dhe protestat në shkallë të gjerë, është gjithashtu shtëpia e një numri të madh të xhihadistëve te etnisë shqiptare, sipas mediave greke.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu shumë më të varfra se shumica e shteteve anëtare të BE-së, që do të thotë se ka gjasa të ketë një dalje të madhe të popullsisë së tyre per në Evropën Perëndimore, nëse të drejtat e emigracionit të Lëvizjes së Lirë do shtrihen tek ato.

Edhe pa të drejtat e Lëvizjes së Lirë, gangsterët Shqiptarë po bëhen një forcë ne rritje gjithnjë e më dominuese në skenën e krimit të organizuar në Bashkimin Evropian, duke marrë avantazh nga kontrollet kufitare te dobëta jo-ekzistente midis shteteve anëtare të Bashkimit Evropian- përfshirë Britaninë e Madhe, qe eshte jashte Zones se Shengenit të BE-së por duhet ende të lejojë të huajt me letra identiteti të falsifikuara të BE-së, si dhe pasaporta të përshtatshme përmes kontrollit kufitar me një verifikim shumë minimal.

Shitësit e rrugës në Britani të lidhur me të ashtuquajturit Hellbanianz – te njohur per gatishmërine e tyre për të përdorur dhunë ekstreme duke përdorur armë duke përfshirë madje edhe armë mitraliere – çojnë në një mafie më të sofistikuar shqiptare, që mendohet të jetë aleate ndaj ‘Sindikates se krimit Ndrangheta dhe e furnizuar nga narko-lordët e Amerikës së Jugut.

Shtytja e Komisionit Europian për Shqipërinë për t’u bashkuar me BE ka të ngjarë të jetë jopopullore me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm italian Matteo Salvini – udhëheqësi kombëtar populist i përshkruar si “njeriu më i rëndësishëm në Evropë” nga Viktor Orbán i Hungarisë – i cili së fundmi fitoi fuqishem në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

“ALBANIA një shtet i ri kandidat për te hyre ne Bashkimin Evropian … Përballë historisë, ekonomisë, së kaluarës dhe të ardhmes”,eshte ankuar Salvini në një postim në mediat sociale në 2014, kur shteti i Ballkanit po vihej në udhën e bisedimeve të pranimit .

“Bëjmë një shkëmbim? Ata hyjnë, ne dalim … Si thoni? ”

Veritas.com.al/