Zonja Yuri Kim, ambasadore e Shteteve të BAshkuara në Tiranë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës për ndërhyrje në procesin gjyqësor për çështjen e Partisë Demokratike.

Yuri Kim shkruan se lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe se ambasadorja është duke inkurajuar gjyqtarët dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre.

“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA-ja ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së”, mbyllet reagimi i ambasadores.