Është mbledhur sërish sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, ndërsa dy janë pikat kryesore që janë diskutuar.

Pika e parë ishte administrimi i dy raporteve të Komisionit të Venecias. Në nga ana tjetër, kreu i këtij Komisioni, Ulsi Manja ka folur edhe për një dokument sekret, i cili lidhet me informacionet e ardhura nga Presidenca, të mbledhura edhe nga burime të tjera, për sa i përket atyre se çfarë e shtynë Presidentit të anulonte 30 qershorit. “Anëtarët e Komisionit u njohën me informacionin, ndërsa ai nuk është objekt diskutimi”, tha Manja.

Zoti Manja i kujtoi anëtarëve se nxjerrja e këtij informacioni përbën vepër penale.

Komisioni Hetimor pranoi për të administruar dy raportet e Komisionit të Venecias, atë paraprak dhe atë përfundimtar. Pas pretendimit të Alimadhit, deputetit të opozitës, për të saktësinë e materialit të Komisionit të Venecias, Manja tha se ky version është i përkthyer nga shërbimet e Kuvendit dhe çdo version tjetër i shpërndarë në media është i pasaktë.

Veritas.com.al/