Një aksident tragjik ndodhi në qytetin e Korçës ku humbën jetën babai dhe vajza e tij 6-vjeçe, teksa ecnin në rrugë.

Ata u përplasën për vdekje nga një automjet.

Në një njoftim paraprak për këtë aksident të rëndë, policia e Korçës thotë se në lagjen Nr 18, në unazën e qytetit, janë përplasur automjetet tip “Volksëagen” me targa AA837UJ  me drejtues, P. K, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq dhe automjeti tip “Benz” me targa AA831AA me drejtues  L.P, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Makinat kanë përplasur S.H, 33 vjeç dhe vajza e tij P.H, 6 vjeçe.

Dy drejtuesit e automjeteve, ndodhen të shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale – thotë policia – teksa shton se “u ngrit grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”.

sh-kryetari i Komunës së Libonikut të Maliqit është shkaktar i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Korçës, duke lënë pas dy të vdekur.

Petrit Kupe, ish-administrator i njësisë Libonik, po udhëtonte me shpejtësi të lartë me mjetin e tij tip “Volswagen”, duke shkaktuar përplasjen me një mjet tjetër dhe më pas, u përplas për vdekje 34 vjeçari Sokol Hoxhallari me të bijën 6 vjeçare.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.