Lulzim Basha thirri në një takim Kryesinë e më pas edhe Këshillin Kombëtar bashkë më ish-deputetët, ku ju ka kërkuar angazhim për të bindur qytetarët që të bashkohen në shesh para Kryeministrisë.
Burime të besueshme i thanë Televizionit Ora, se ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur në mbledhje ndërsa ka theksuar, njësoj si Basha, se ‘opozita sot është shumicë.
Berisha e ka këshilluar pasardhësin e tij që të mos fryhet nga shifra të pa verifikuara. Por edhe sikur…, lideri konfirmohet në zgjedhje, ka thënë ai. Madje i ka thënë se ‘partia është mbi liderin’, gjë që nuk është zbatuar kurrë në lidershipin e Bashës.
Berisha:
‘Është normale që partia të dalë edhe mbi liderin. Lider bëhesh ditën që çon partinë në fitore dhe fiton zgjedhjet. Derisa të shkosh në atë moment, shpesh të duhet ti futesh detit në këmbë. Atëherë kur do të fitosh zgjedhjet të gjithë do të kërkojnë ndjesë’.
Veritas.com.al/