Në Kosovë sot zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët e Kosovës u janë drejtuar kutive të votimit sapo janë hapur qendrat.

Sipas të dhënave të KQZ-së në Kosovë, 1.937.869 persona kanë të drejtë vote. Numri i qytetarëve që do të votojnë për herë të parë është 111.733.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë apel qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime.

“Në Kosovë, ashtu si dhe në Amerikë, çdo votë ka vlerën e vetë. Pavarësisht bindjeve tuaja, pavarësisht se kë mbështesni, më 6 Tetor dilni të votoni. Për veten tuaj, për vendin dhe për të ardhmen”, ka deklaruar ambasadori Kosnett.

Plot 25 subjekte politike garojnë përballë njëra-tjetrës. Zgjedhjet e parakohshme të 6 Tetorit mbahen pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, pas ftesës që ky i fundit mori nga Gjykata Speciale.

VERITAS.COM.AL/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.