Takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe presidentit Hashim Thaçi ka përfunduar për më pak se një çerek ore.

“Ky ishte një takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike lidhur me fazën e ardhshme te formimit të institucioneve. Presidenti kërkoi që ne ta bëjmë propozimin…për këtë kërkesë të presidentit do raportoj në kryesinë e VV-së”, ka thënë Kurti pas takimit.

Ai nuk ka caktuar ndonjë afat kohor, kur VV-ja do ta propozojë zyrtarisht kandidatin për kryeministër.

Kurti ka thënë se kurdo që dëshiron LDK-ja, do të jetë në gjendje të takohet.

Ai ka përsëritur se takimet nuk përbëjnë lajm, por marrëveshja ndërmjet këtyre dy subjekteve dhe se çështja e presidentit të diskutohet kur të vijë koha. Në këtë kontekst, Kurti ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja, duke e bërë të ditur se është i interesuar që ta bëjë vendim me Qeveri të re. Nëse imponohen, Kurti ka shprehur gatishmërinë e subjektit të tij që të hyjë sërish në garë.

Ora: 15.10/

Kurti në zyrën e Thaçit për mandatim

Albin Kurti ka nisur takimin me presidentin e vendit Hashim Thaçi në zyrën e tij, ashtu siç është paralajmëruar me ftesën zyrtare të këtij të fundit.

Nuk dihet nëse ky takim do të jetë vetëm konsultativ, apo Kurti do ta marrë mandatin për ta krijuar Qeverinë e re.

Negociatat me LDK-në kanë ngecur, ndërkohë që gjatë ditës Kurti ka propozuar emrin e zv.kryeministrit dhe pesë ministrave të kabinetit të tij.

Takimi me Thaçin po mbahet me dyer të mbyllura, raporton Koha Ditore.

Veritas.com.al/