( FOTO: Akademiku Artan Fuga (majtas) dhe zv. ministri i akuzuar per plagjature, Ervin Demo (djathtas)

Më në fund, i pari që jep dorëheqjen pse u kap në vjedhje të graduimit shkencor, është zëvendës- ministri Demo. Ky kishte kopjuar temën e gradës shkencore, duke u paraqitur si ‘ i ditur’ . Ka qindra profesorë të Universiteteve shqiptare që kanë fituar ‘ grada shkencore” ose kanë zënë vende pune si profesorë, duke ardhur nga shkollim universitar me nota minimale (5), ose edhe përsëritës në të njëjtin vit, ose falsifikatorë të diplomave dhe evidencave të tjera shkollore.

Megjithëse Ministria e Arsimit është vënë në dijeni për këtë krim ‘ falsifikimi’  që rëndon mbi të ardhmen e brezit të ri, asnjë herë nuk ka reaguar.

Ministria mendon se ‘ përderisa nuk i shikon vetë, krimet fshihen’. Vetëm në këtë rast, kur një nga studiuesit shqiptarë në universitetet amerikane denoncoi zv/ ministrin Ervin Dema, vetëm në këtë rast Ministria nuk mundi ta mbulojë.

A është ahpur ‘ kutia e Pandorës’ e diplomave false mes pedagopgëve në Universitete? Me sigur që duhet të jemi optimistë. Përderisa laboratorë të heroinës zbulohen në fshatra të thellë si në has, me siguri do të zbulohet edhe krimi me falsifikimin në Universitete.

Sot është shpërndarë lajmi se pas akuzave për plagjiaturë, zëvendësministri i Arsimit Ervin Demo ka paraqitur sot dorëheqjen e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Demo përmes një statusi në ‘Facebook’.

Veritas.com.al/