Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me qytetarët e Gramshit, të cilëve iu kërkoi të ndezin motorët dhe të bëjnë sa më shumë presion ndaj qeverisë, e cila siç tha ajo, është në grahmat e fundit të saj.

Ajo foli në lidhje me protestat e dhunshme në Fier e Roskovec dhe u bëri thirrje që të bëjnë përpara.

“Korrupsioni i kryetares së bashkisë në Reskovec është shumë i madh. Vota janë blerë me paratë e drogës.  Njerëzit duhet ta shohin politikën, si një instrument për të përmirësuar jetën e tyre, për të zhvilluar shanset ekonomike. Mos u ndalni, sepse në grahmat e fundit, sa më i madh është presioni, aq më pranë është fundi i tyre”, tha Kryemadhi

Veritas.com.al/