Kryeministri Hungraez, Viktor Orbán ka akuzuar Bashkimin Europian se  favorizon terroristët pas protestës së BE ndaj një gjyqi në Bruksel mbi një azilkërkuesi  në Hungari- raporton Breitbart News.

“Brukseli është haptazi në anën e terroristëve”, tha kryeministri ditëne  Hënë në Parlamentin Hungarez në Budapest. Zoti  Orbán kritikoi ashpër bllokun politik që kaloi rezolutën ku protestohej mbi burgosjen e një azilkërkuesi që quhet Ahmed H. i cili u shpall fajtor me akuza terroriste’ raportoi  Die Presse.

Ahmed H. U dërgua në gjyq si pjesëtar i një sulmi në kufirin Hungarez në vitin 2015, në pikën më të lartë të krizës së emigrantëve. Gjykata e shpalli atgë të fajshëm si ‘kryebandit’ dhe e dënoi me 10 vjet burgim.

Orbán gjithashtu e kërcënoi gjithashtu BE për kërcënimin që po bën me sanksione ndaj vendit që nuk po rishpërndan emigrantët nga vende si Greqi dhe Itali.

Sipas zotit Orbán, hungarezët mund të ‘shantazhohen’ nga Brukseli dhe tha se “ne duam Hungarinë për Hungarezët dhe Europa për Europianët”.

“Bashkimi Europian nuk është Brukseli”, shtoi ai dhe ne nuk mund ta pranojmë idenë se “e ardhmja jonë është e përcaktuar në Moskë, Bruksel ose Uashington”.

Veritas.com.al/