Frrok Çupi/

Dëgjoj disa miq që flasin për një ‘kthim’ atje ku ishim, ose ku ishin- më mirë të them- fuqitë që bënë ndryshimet e mëdha në histori. Dëgjoj edhe fjalë nostalgjike për burrat e mëdhenj dhe fjalë qesharake për këta të tanishmit. Na duket sikur shikojmë filma të vjetër: Sovranitet, atdhe, komb, familje!… Dje, fjalimi i liderit politik të Italisë, Matteo Salvini ngriti ‘puprat’ në lëkurën e milionave në Europë. Salvini është lider i Lega Nord në Itali, i cili po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare  italiane më 4 Mars; me një bilanc shprese se do të fitojë mundësinë për të krijuar qeverinë e re të Italisë. Nëse do të ndodhë kjo, atëherë Salvini ka premtuar ‘zgjerim të autonomisë në Nord dhe nxjerrjen e Italisë nga ‘eurozona’.

Në fjalimin e djeshëm në PE, si eurodeputet, ai iu drejtua liderve të PE: “Po ju vete shumë keq, nuk po arrini më t’i blini mendjet e njerëzve, të kontrolloni gazetat, televizionet, radiot, në Britaninë e Madhe votuan siç ua deshi qejfi, në SHBA po kështu, në Itali votuan gjithashtu siç deshën, dhe jo për  çmenduritë që bëni ju, merreni me shakatë në Facebook, shakatë në internet, një milion, 5 milionë, 50 milionë, shpikini Ministrinë e së Vërtetës të George Orwell, Ministrinë e Propagandës. Unë pres që Parlamenti Europian të paguajë Policinë për Psikikën, për të hetuar krimet psikike të atyre që nuk i nënshtrohen mendimit unik dhe monedhës së përbashkët”.

A ka ardhur koha për fjalime triumfalë?

Fjalimet triumfalë kishin hyrë në histori, jo për të mos u përsëritur, por për të dëshmuar se ‘e bënë punën’ e tyre. Kthimi në etjen për fjalime triumfalë burrash shteti, erdhi për shkak se epoka prodhoi jo më burra (pas burrave të shtetit), por zyrtarë perversë, homoseksualë, idiotë, hajdutë, vulgarë…

Mbetën kilometra pas fjalimet e Çhurchill, De Gol, Gandt, Martin Luerking, Kenedi, Thacher, Emmeline Punkhurt, Lady D., etj … Nëpër ujërat poshtë fjalimeve të burrave të shekullit humbën idealet e kombeve, krenaria për veten, sovraniteti, ‘I have a Dream’, dhe ‘vdekje a liri’ e Punkhurt… Duket se të gjitha u tretën. Sovraniteti u konsiderua sa ‘nazist’ aq edhe ‘komunist’, besimin e deformuan, atdheun dhe kombin i futën në arkivin e ‘nacionalistëve’ të këqij;  kufijtë e shteteve dhe të familjeve i shqyen; abortin e bënë normë; martesën ‘gay’ e kthyen në modë. Tani ja ku jemi…

Njerëzit u kthyen te fjalimet triumfalë. Gjithë bota sot pas fjalimit të Matteo Salvinit erdhi në idenë e hershme. Nuk ishte e thjeshtë; as afat i shkurtër. BE ndodhet në një gjendje klinike, por i paepur për të ruajtur Bashkim Europian qoftë edhe ‘pa Europë’.  Është një lloj arrogance që kërkon përballë burra shteti dhe një gjendje ‘melting’ që kërkon forcë për ta ribërë. Është një anarki që e përngjajnë me socializëm. Është një vjedhje e pashoqe që e quajnë ‘qeverisje’. Është një treg njerëzish që e konsidrojnë ‘mesi në emigracion’. Është një prag konflikti që e konsiderojnë ‘korrigjim kufijsh’. Autokratizmi ka kthyer njerëzit në pronë…

Nëse dikush kërkon sovranitet, e quajnë ‘nazist’; nëse kërkon familje dhe traditë të quajnë ‘racist’; nëse kërkon konservatorizëm të quajnë ‘populist’.

Atëherë të kuptojmë pse ka ardhur koha për ‘fjalime triumfale’.

VERITAS.COM.AL/