Drejtoresha e Intitutit të Shëndetit Publik Albana Fico, i ka konsideruar akuzat e fundit të kreut demokrat Lulzim Basha si marrëzi dhe në dëm të punës të bluzave të bardha.

“Te qenit mjek është një përgjegjesi ekstreme, sidomos në situata të tilla ku ka humbje jete. Të gjitha ne mjeket që në ditën e parë të punës tonë jemi të trajnuar që të gjitha humbjet e jetês të dokumetohen administrativisht dhe me përgjegjësi maksimale, diagnoza ose shkaku i vdekjes mund tê verifikohen nga autopsies. Nuk ka mjekë në botë i cili të mendoj ndryshe dhe tê shkruaj ndryshe. Por mbi të gjitha vitet e punës së një mjeku mund tê hidhe kaq kollaj poshtë, për cfarë për shifra që nuk i shërbejnë askujt. Unë besoj që përveç se një marrëzie nuk është asnjë gjë  më shumë. Do desha ta besoja që është një marrëzi, se çdo gjë tjetër e thënë, për llogari tê punês së ndershme, skarificës madhore të bluzave të bardha do ishte e paimagjinueshme”, tha FICO.

Fico ka deklaruar se kushdo që bën akuza të tilla dhe që përcmon punën e mjekëve duhet të mbajë duart larg.

“Mjekët nuk kanë asnjë arsye në botë të ç’bëjnë jetën e tyre, karrierën dhe anën professional se dikush thotë kështu. Kjo është fyese dhe unë mendoj se të gjitha ana që angazhohen në këto lloj situatash të cilat përçmojnë punën e tonë, të mbajnë duart larg, boll me mjekët, ju lutem boll me mjekët”, theksoi Fico në një intervistë në Vizion Plus.

VERITAS.COM.AL/