Prokurori i Përgjithshëm: Kam të njëjtin qëndrim me Unionin e Prokurorëve, vlerësojmë drafitin e qeverisë por kemi rezerva   
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka të njëjtin qëndrim me Unionin e Prokurororëve për Byronë e Hetimit, duke e konsideruar antkishtetues draftin e mazhorancës për byronë e Hetimit. “Prej disa ditësh jemi njohur me draftin për ndryshimet ligjore në ligjin për policinë e shtetit. Të gjithë tashmë jemi pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit. Strukturë e cila pritet të shtojë kapacitetet policore në luftën kundër korrupsionit. Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve.”, është shprehur Llalla, në analizën e prokurorisë së Toranës për vitin 2015. Pak ditë më parë Unioni i prokurorëve e konsideroi antikushtetues ligjine miratuar nga qeveria për Byronë e Hetimit.

Kryeprokurori tha më tej se lufta kundër krimit të organizuar është kompetencë e kësaj prokurorie, duke kërkuar angazhim më të madh që me prova të vendoset konfiskimi i pronave të krimit. Ai kërkoi vëmëndje të veçantë në luftën kundër korrupsionit të zyrtaravë të lartë.