Kandidati republikan për President Donald Trump në këto momente po kryeson garën ndaj Demokrates Hillary Clinton me 5.4 per qind. Ky është rezultati më i fundit i sondazheve, sipas Los Angeles Times. Trump tani ndodhet në nivelin 47.8 për qind, ndërsa Clinton është te 42.4 per qind.

Mbështetja ndaj Trump është ngjitur katër pikë që javën e kaluar, ndërsa Clinton ka rënë tre pikë. Kjo do të thotë se Clinton ka humbur shtatë pikë.

Qendra e Polleve  USC Dornsife/L.A. Times pyeti afërisht 3000 qytetarë Amerikan ditë pas dite rreth garës presidenciale në mënyrë që të reflektohet pulsi politik i vendit.

/Veritas.com.al/