Presidenti francez Emmanuel Macron ka hedhur poshtë kritikat e Kombeve të Bashkuara për përdorimin e municionit “flashball”, duke i quajtur viktimat si njerëz që shkatërrojnë dritare dhe sulmojnë policinë.

Përdorimi i armëve flashball, i njohur në Francë si Lanceur de balle de défense (LBD), është kritikuar ashpër nga shumë njerëz në bashkësinë ndërkombëtare për shkak të një numri të madh të lëndimeve të rënda që u kanë shkaktuar protestuesve të Jelekeve te Verdhë , raporton Le Figaro.

Duke folur të mërkurën, Presidenti Macron hodhi poshtë ankesat duke thënë: “Si e tillë, mënyra më e mirë për të shmangur këto përdorime dhe këto raste është të shmanget të kesh njerëz të cilët konsiderojnë se një pasdite e se shtunës është për shkatërrimin e dritareve, institucioneve ose per te sulmuar forcën policore”.

“E them shumë thjesht, nuk do të le policinë pa asnjë mjet për të siguruar rendin publik, ose për t’u mbrojtur kundër njerëzve që vijnë sot”, shtoi ai.

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut për Këshillin e Evropës, Dunja Mijatovic ka qenë një kritike e fortë e përdorimit të armëve LBD dhe i ka bërë thirrje francezëve të shqyrtojnë përdorimin e tyre.

Policia franceze iu përgjigj ankesave të Mijatoviç duke thënë, “Kushtet e veprimit të policisë kanë qenë veçanërisht të vështira. Këto protesta janë karakterizuar nga një dhunë serioze e kryer nga disa protestues kundër forcave të policisë, gazetarëve dhe të tjerëve “.

Mjekët brenda Francës kanë shprehur gjithashtu alarmin lidhur me numrin e madh të lëndimeve të rënda ndaj Jelekëve te Verdhe, të cilat kanë përfshirë disa individë që humben sytë për shkak të përdorimit të armëve LBD.

Në një rast, një protestues në Paris humbi dorën pasi ishte copëtuar nga një flashball rreth fillimit të shkurtit.

Mjeku i urgjencës Dr Christophe Prudhomme komentoi mbi nivelin e dhunës duke thënë: “Unë kam punuar në këtë sektor që nga vitet 1980 dhe kjo është hera e parë që kam parë kaq shumë lëndime serioze gjatë një lëvizjeje shoqërore”.

Veritas.com.al/