Një makinë që udhëtonte në rrugën Milot-Burrel ka rënë në ujërat e liqenit të Shkopetit.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në makinë.

Denoncimi në polici u bë nga një peshkatar i zonës. Sipas të dhënave,  aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivë të policisë dhe polumbarët.