Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikën në Shqipëri, mëngjesin e 20 janarit ka bërë me dije se javën e kaluar janë kryer operacione manovrimi në detin Adriatik nga shkatërruesit e raketave të komanduara të klasit “Arleigh Burke”, “USS Gravely” dhe “USS Bainbridge”, së bashku me anijet e rojës bregdetare shqiptare “Lissus” dhe “Oriku”.

Në median sociale Facebook nga Ambasada u publikuan disa foto që tregonte stërvitjen e tyre në detin Adriatik, e gjitha në frymën e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe si aleate të NATO-s.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Më tej ajo ka theksuar se  “USS Gravely” dhe “USS Bainbridge” janë së bashku me grupin “Harry S. Truman Carrier Strike” në një dislokim të planifikuar në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-ve.

E gjitha kjo në mbështetje të operacioneve detare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare, si dhe për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve në Evropë dhe Afrikë.

Në përfundim bëri me dije se fotot e Marinës së SHBA-ve u mundësuan nga Specialisti i Komunikimit Masiv, Seaman Moises Sandoval.