Nga: Agim Xhafka/ Fb

Dje në parlament një zonjë nga Mirdita, e arsimuar në Itali, e punësuar në një biznes blegtoral, mbajti një fjalë që njëzëri u quajt emocionale. Bëri për vete plot njerëz, gjë që e dëshmon lumi i shpërndarjeve që mori fjala e saj në rrjetet sociale.

Më pas, kur hyri në punë arsyeja nisi krijimi i kampeve. Shumë pro fjalës së saj dhe po shumë kundër. Shoqëria u fut në një garë debati me fakte e argumente. Me pyetjen a qëndrojnë problemet, a  rregullohen me fjalime, a kanë faj qeveritë, a duhet të jetësohen fshatrat malorë.

U duk si një tavolinë idesh e shëndetshme, derisa hyri në lojë Edi Paloka që hodhi tezën se ajo zonjë ka pas qenë kandidate e Bamir Topit në Lezhë më 2013, se nuk ishte ngjitur rastësisht në foltore, se ajo qau bashkë me Ruçin, se ka plot programe e kurse ku mësohet se si të vajtosh.

‘Kaja nanën’ do thoshin kosovarët. Po qenke bërë më keq se Pilo Peristeri motit, more nën/kryetar i PD-së. Ai po të shihte bashkë një vajzë e një djalë i martonte, se kot nuk bëjnë muhabet ata, thoshte.

Po si mund të jesh deputet e aq më tepër nën/kryetar parlamenti ti njeri me tru të skaduar?! Si mund të përgojosh një zonjë pse ka qenë në listën e Topit që ishte në koalicion me Ramën kur sot ke deputet të listës së partisë tënde Vangjel Dulen që ka qënë bythë e brekë me Ramën, apo kaq vjet pate deputet Kastriot Islamin, shokun e armëve të Ramës.

Si mund të thuash që si ka mundësi ajo zonjë qau në një kohë me Ruçin?! A je në metro, more?! Se ja, tani që po shkruaj unë mundet që po shkruan edhe Ruçi e kjo më bën ortak me të?! Ose ndodh që ti shurros në një kohë me Ruçin a Ramën, e ky veprim të bëka ty socialist?!

Unë për fjalën e Gertës kam mendimin se ajo tha plot të vërteta, por që nuk i zgjidhin qeveritë shqiptare. Se ato i vjedhin e i zhdukin fondet. Nga që drejtuesit e shtetit shqiptar janë grabitës. Siç thotë Ali Asllani, në mëngjes pa kokërr leku, milionierë i gjen darka.

Edi Paloka flet si Edi Pakoka. Opozita ka ngelur tek xixëllonja. Aq dritë lëshon, kur njerëzit presin ndriçim të fortë, prozhektorë që tregojnë udhën për nesër. Të djathtët ëndërrojnë frymë, Paloka lëshon firomë…

Veritas.com.al/