Kryetari i Bashkisë së Matit Nezir Rizvani ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në fshatin Shëlli, ku tre persona u vranë me automatik nga 51-vjeçari Kujtim Koxha. Në një prononcim për TV “News24”, Rizvani tregoi për telefonatën e fundit me brigadierin, një prej personave të përfshirë në ngjarje.

“Brigadieri më tha që ‘na vranë duke ngrënë bukë’.

Konflikti nuk ka ndodhur për hapjen e rrugës, siç është thënë. Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë i dehur”, ka thënë Rizvani.

Mentor Hoxha, Hamit Buçi dhe Erzen Alija u vranë më automatik nga Kujtim Koxha ndërsa ishin ulur në një lokal të fshatit për të ngrënë drekë. Dy orë pas krimit policia arrestoi autorin e dyshuar. I plagosur nga ngjarja ka mbetur gjithashtu Astrit Hani.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.