Nga: Elise Solé/

Mbretëresha Elizabetë i ka dhënë Princit William një titull të ri: Lord Komisioner i Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kishës së Skocisë.

Princi William, 37 vjeç, i cili mbart edhe titujt Duka i Cambridge dhe Kont i Strathearn (ky i fundit është një titull Skocez dhuruar atij në ditën e dasmës në 2011. Gruaja Kate Middleton,38 vjeç, njihet si Konteshë e Strathearn në vendin e Mbretërisë se Bashkuar).

Sipas një njoftimi qeveritar të publikuar të Shtunën, Princi William do të përdorë titullin bonus në rolin e tij të ri si “përfaqësuesi personal i Sovranes në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Kishës së Skocisë” për të cilen ai do të mbajë fjalime hapëse dhe përmbyllëse për Asamblenë dhe do të performojë detyra të tjera zyrtare.

William u shpërblye gjatë një kohe të vështirë për mbretërine – ka kaluar një javë që kur mbretëresha njoftoi se vëllai Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle, Duka dhe Dukesha e Sussex, do të humbasin titujt e tyre mbretëror pas “Megxit”. Më 8 janar, çifti, të cilët janë prindër të 8 muajshit Archie, kanë braktisur jetën mbretërore në një postim në Instagram.Cifti dëshiroi pavarësi financiare dhe të rrisin djalin e tyre “me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi” ndërsa do te linin M.B.

Veritas.com.al/