Një raport i ri nga një revistë franceze pohon se të paktën 150 aktivistë të Gilets Jaunes (Jeleket e Verdhe) kanë telefonat e tyre të përgjuar nga qeveria franceze dhe po gjurmohen në internet.

Raporti vjen nga revista politike javore Le Point, e cila thotë se agjentët francezë të shërbimeve të sigurisë kanë ndjekur protestuesit e Jelekeve te Verdhe dhe kane dëgjuar bisedat e tyre telefonike, duke u bazuar në pretendimet e mëparshme të ngjashme nga Le Canard Enchaîné, javore satirike e cila ka shkatërruar një skandal qe perfshinte ish- kandidatin presidencial Francois Fillon, raporton France-Soir.

Le Point pohon se shërbimet e inteligjencës po ndjekin 50 aktivistë në Paris dhe 100 në pjesën tjetër të vendit dhe se agjencia përgjegjëse për ndjekjen është Drejtoria e Inteligjencës e Prefekturës së Policisë së Parisit (DRPP).

Revista shtoi se numri i kërkesave nga DRPP tek Komisioni Kombëtar i Kontrollit të Inteligjencës (CNCTR), një mbikëqyrëse e inteligjencës që siguron se teknikat e grumbullimit të informacionit,në përputhje me standardin e kodit të sigurisë së brendshme franceze,jane sipas fjalëve të tyre “shumëfishuar.”

Zbulimi vjen ndersa protestat javore te te shtunave të jelekeve të verdha hynë në javën e tyre të trembëdhjetë,me protestuesit qe ende kërkojnë që presidenti Emmanuel Macron të prezantojë politikën e referendumeve të nisura nga qytetarët (RIC) që do të lejonin votimet popullore te stilit zviceran për të c’miratuar ligje, zhvendosur politikanët nga zyrat e tyre dhe madje te ndryshojnë kushtetutën franceze.

Popullariteti për konceptin e RIC mbetet i lartë me publikun francez, me një sondazh të fundit qe tregon se 77 për qind të francezeve qe mbështesin politikën për të propozuar ligje, 73 për qind për një RIC për të vënë veton mbi ligjet e propozuara nga parlamenti dhe 68 për qind për RIC për të hequr politikanët nga zyra.

Pretendimi ndaj spiunimit qeveritar po ashtu ndjek një nivel të rritur të dhunës nga ana e policisë ndaj protestuesve, me protestën e javës së kaluar duke u përqendruar rreth numrit të Jelekeve te Verdha që janë plagosur rëndë, kryesisht nga përdorimi nga ana e policise e  municionit “flash-ball”, me disa humbje te syve dhe duarve.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.