Sot nuk mund të keshë veç një lajm se si u përmbyt vendi nga studitë e shiut dhe të breshërit. Sot aty ku do të ketë “një lajm”, fatkeqësist mund të ketë një problem të veçantë. Vendi është përmbytur komplet nga shirat. Deri edhe autostrada Tiranë- Durrës, ku janë mbytur makinat që ishin nisur për rrugë, Aty po mbërrijnë zjarrfikëset dhe mjete të tjera për të shpëtuar njerëz e makina…

Ja ky, mund të jetë një lajm. Por po presim të vijnë informacione në redaksi që të kemi më shumë detaje nga vendi.

Në këto momente në Tiranë është ngritur pak qielli dhe mund të dalësh nga shtëpia, por pak më parë e kishim qiellin në dritare.

Përmbytje kudo, ndërsa pa energji janë zona të shumta në të gjithë Shqipërinë.

Tirana është e gjitha në pushtetin e ujërave, ndërsa Lezha dhe Fushë Kruja janë të përmbytura që mbrëmë.

Në Durrës ka probleme në të gjithë qytetin. Probleme të mëdha ka dhe në Dibër, ku zona të shumta janë izoluar nga reshjet e shiut.

Në të gjitha zonat e përmbytura ka mungesë energjie elektrike.

 

/Veritas.com.al/.