Ka disa të dhëna shkencore se kur është më mirë të bësh dush, në mëngjes apo në mbrëmje?

Ora e ditës kur e bën dushin varte shumë nga zakonet personale dhe nga agjenda e ditës; por njëkohësisht ka disa të dhëna që tregojnë kur është më e përshtatshme, cilat janë pengesat, kur e ke më mirë të sapunohesh: para se të shkosh në punë apo para se të shkosh në shtrat.

Dushi i mëngjesit mund të ketë efekt meditativ; iu jep mundësinë që të rilaksoheni. Gjendja mendore mund të çlirojë kreativitet, sipas Shelley Carson- një lektor të psikologjisë në universitetin e Harvardit.

“Në qoftë se zgjohesh me një problem që zgjidhet me kreativitet, dhe në qoftë se në këtë punë ju duhet patjetër një zgjidhje, atëherë mund ta nxjerrësh [problemin prapa krahëve pa merak, derisa një proces i pandërgjegjshëm do ta shtyjë përpara”, thotë Carson.

Dushi i mëngjesit, gjithashtu që ta ulësh pak veten teksa bën dushin; sepse trupi në këtë kohë fryhet dhe “pllakat e gjakut” lirohen në mëngjes, që do të thotë se edhe shpejtësia e gjakut rritet.

Dushi në mbrëmje gjithashtu ka avantazhet e veta, sidomos për njerëzit që kanë një kohë të vështirë në punë, me pështjellime që nga mëngjesi derisa vjen koha për në gjumë.

“Ky qetësim i shpejtë pasi ke bërë dushin të indukton një gjumë natyral e të qetë”, sipas Christopher Winter, një partner në Akademinë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit. “Kështu që është mirë ta bësh trupin një “budalla” në drejtim të mendimeve dhe t’i thuash ze është koha për të shkuar në krevat”.

Dushi i mbrëmjes, gjithashtu e mban lëkurën të pastër, sepse largon pisllëqet, vajrat dhe alergjitë që i ke marrë gjatë ditës”.

Kështu që , a ka ndonjë gjë tjetër për kohën e dushit? Në fakt gjithçka varet.