Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Fieri. Berisha ne një miting të improvizuar me mbështetës të PD u përpoq ta ndajë rolin e ambasadores Kim nga vetë qeveria amerikane, ai tha se është kundër Reformës në Drejtësi pasi këtë e ka bërë George Soros, dhe gjithashtu deklaroi se do të shkarkojë kryetarin e PD. Berisha i konsideroi deklaratat e DASh ndaj korrupsionit te tij si ‘shpifje’ dhe ‘dosje me shpifje’.

Këto manovra të Berishës janë nënkuptuar si përpjekje për tuu bërë faktor në bashkëbisedim me përfaqësuesen e  SHBA.

Ajo shkruan në “Twitter” se ndodhet në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, teksa thekson se “ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit, apo përfshirjes së politikanëve të lartë në korrupsion”.

Ambasadorja Kim deklaron se SHBA do jenë në Shqipëri edhe për 30 vitet e ardhshme dhe më gjatë, siç ka qenë këto 30 vite.

“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërsa, mbështesim një Shqipëri më demokratike, më të fortë dhe më të begatë. SHBA ka qenë në Shqipëri për 30 vitet e fundit dhe do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme e më tej”, ka shkruar Kim.

VERITAS.COM.AL