Gazetari Berat Buzhala, anëtar i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëthemelues i gazetave “Koha ditore” dhe “Express” në Kosovë,  ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi dhe takimin e tij me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmë vonë në Beograd dhe sot janë parashikuar takime me kryeministrin Vuçiç e të tjerë.

Berat Buzhala i përket brezit të ri të gazetarëve dhe politikanëve në Kosovë; ai nuk pajtohet me ktë vizitë në Beograd, teksa, siç shprehet ai, në Shqipëri ka plot punë që kryhen pavarësisht nga ndikimi i Serbisë.

Postimi i plotë i Berat Buzhalës:

“Kryeministri Rama paska fluturu për në Beograd, për me u taku me Vuçiçin. Në shkrim po thuhet që kanë me diskutu për “raportet shqiptaro – serbe”. Amani të koftë mos fol në emën temin, nëse ka mundësi.

Edhe një socialist tjetër, para teje, Nano, e pat taku Millosheviçin në Kretë, në vitin 1997, për me diskutu për raportet shqiptaro – serbe. Pas takimit tha, atëbotë: “Kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është Beogradi”.

Rri bre Edi. Nuk e njeh Kosovën ti. Lidhje nuk ki me Kosovën ti. Pse po don me e bo çorap krejt punën. Merru me kanabis. Me plehra. Nuk kemi nevojë për avokat në këtë fazë. E posaçërisht jo për një avokat që i thotë Aleksandër Vuçiçit ‘mik’.