Kryetari i shtetit, ilir Meta, sot iu ka bërë qoken disa aktoreve te Teatrit Kombetar qe jane ankuar pse qeveria e ka kaluar Teatrin nen pergjegjesine zyrtare te Bashkise se Tiranes. Presidenti Meta ka paralajmeruar se ‘ kujdes me Teatrin!’  se nese nuk keni kujdes, do te me beni te nxehem!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas paralajmërimit të presidentit llir Meta, ka reaguar. Konkretisht ka reaguar ndaj thenies se presidentit  se nëse qeveria nuk heq dorë nga Teatri Kombëtar atëherë do të bëjë një tjetër padi në Gjykatën Kushtetuese.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Veliaj ka preferuar që të japë reagimin e tij përmes një shprehje tironse.

“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, shkruan Veliaj.

Veritas.com.al