Mijëra aktivistë ekstremistë të djathtë dhe kanë nisur një protestë kundër samitit të G20 me marshimin e tyre kundër policisë, kundër shtetit, kundër kapitalizmit, të koduar: “Mirë se vini në Ferr”.

Marshimi ka përfunduar në përplasje të mëdha.

Kjo është protesa e parë e madhe gjatë samitit G20, që zyrtarisht nisi të Premten; dhe ku pritet që të ketë dhunë.

Ekstremistët e majtë, duke përdorur taktikat e quajtura: ‘kutia e zezë, pritet që të ëprplasen me mbi 10,000 policë që janë thërritur në punë për sigurimin e  takimit të liderëve botëror.

Marshimi  nisi paqësisht gjatë pasdites të të Enjtes, me pjesëmarrjen e shumë ekstremistëve të majtë ‘Antifa’. Autoritetet e Hamburgut besojnë se ekstremistët kanë ardhur në Hamburg nga gjithë anët e Europës për të marrë pjesë në demonstrata.

Policia ka frikë për një përshkallëzim të dhunës pasi zbuloi ‘armë të fshehta’ në dy banesa në Rostock në fillim të kësaj jave.

Autoritetet arrestuan dy persona dhe po i ngarkojnë me krimin e një tentative për një grup terrorist.

Aktivistët e hapjes së kufijve ndodhen në marshim, gjithashtu.

Rreth orës 8 pasdite, sipas orës lokale, policia u përpoq të ndante ekstremistët e ‘kutive të zeza’ prej pjesës tjetër në grumbullim, dhe disa prej këtyre u sulën dhunshëm mbi policinë.

Revista Gjermane ‘Der Spiegel’ raportonte se ata hoshën tulla mbi oficerët e policët dhe mbi makminate e tyre.

Policia në Hamburg raportonte në Twitter se protestuesit i kanë vënë zjarrin, të paktën, një makine.

Veritas.com.al