Nga ‘Zëri i Amerikës’.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën. Korrupsioni, thotë sekretari i Shtetit amerikan, fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë nga Departamenti i Shtetit në listën e atyre që u ndalohet hyrja së bashku me familjet në ShBA. Uashingtoni, tha ai, do ta vazhdojë më tej këtë praktikë.

Veritas.com.al/