(FOTO: Sigmar Gabriel, zëvendës kancelar dhe minister i Punëve të Jashtme të Gjermanisë)/

Ministri i Jashtëm  i Gjermanisë është nisur  për në Uashington për të takuar sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson për të përçuar atë që e quajti “ofertë për miqësi dhe mirëbesim”.

Udhëtimi i Sigmar Gabriel  ditën e Enjte vjen pas kritikave që kancelarja gjermane Merkel ka bërë në drejtim të presidentit Donald Trump mbi ndalimin e emigracionit nga shtatë vende me shumicë myslimane. Vizita,  gjithashtu, vjen mes shqetësimeve në Berlin mbi synimet në treg të administratës së re amerikane.

Gabriel, i cili ëhstë gjithashtu zëvendës kancelar i Gjermanisë, poritet të takojë edhe zëvendës- presidentin amerikan Mike Pence. Ai theksoi se vendi i tij është aleati më i ngushtë dhe për një kohë të gjatë i Shteteve të Bashkuara, në Evropë.

Gabriel tha se “miqësia mes dy kombeve është shumë më e rëndësishme se bashkëpunimi mes dy qeverive; por edhe marrëdhëniet mes kombeve nuk mund të përparojnë pa bashkëpunimin mes qeverive”.