Të Shtunën dhe të Dielën dy ditët më të ftohta me reshje dëbore edhe në zonat e ulta në zonat jug-qendrore të Adriatikut. Nga e hëna përsëri presion i lartë dhe klimë e butë

Nga: Alessandro Ferro

Është duke ardhur ngrica: Rajoni i Adriatikut dhe ai jugor do të përjetojnë dy deri në tre ditë dimër të vërtetë, atë që praktikisht ka munguar deri më tani në vendin tonë.

Do të bjerë dëborë edhe në zonat e ulta, në lartësitë kodrinore. I ftohti do të ndihet kudo, por në Veri dhe në rajonet e Tirrenit do të mbizotërojë qiell i qetë.

Impulsi i akullt që në këtë moment “vrapon” në Evropën Lindore duke pritur të rrjedhë në rajonet tona, e ka origjinën në veri të Skandinavisë dhe hidhet drejt jugut për shkak të një rikthimi të fortë të presionit të lartë të shtrirë në mënyrë të zhdrejtë nga Gadishulli Iberik deri në Skandinavi.

Çfarë duhet të presim?

Ngrica do të ndikojë në rajonet e Adriatikut nga nesër në mëngjes, e shtunë 28 dhjetor: që në mëngjes, stuhi dhe shira do të godasin sektorët qendror-verior. Në këto zona dëbora mund të bjerë në lartësi shumë të ulëta, lokalisht deri në rrafshnalta dhe përgjatë bregdeteve në formën e stuhive të dëborës.
Temperaturat do të bien me ardhjen e erërave Perëndimore dhe Greke dhe gjithashtu do të ulen për më shumë se 10 gradë në lidhje me temperaturat aktuale, papritmas duke shkuar nën mesataren për periudhën.

Në pjesën tjetër të vendit, megjithatë, kushtet e motit do të vazhdojnë të qëndrojnë të qëndrueshme, por në një kontekst më të ftohtë dhe me erë, veçanërisht në Veri-Lindje.

Dita e Diele nuk do të shohë ndonjë ndryshim të veçantë: ngrica do të vazhdojë të penalizojë të njëjtat rajone me rrezikun e reshjeve të dëborës deri në rrafshnalta dhe në brigjet bregdetare. Nuk  përjashtohen “surprizat” as në lartësi më të ulëta.
Erërat do të vazhdojnë të fryjnë fort nga veriu / veri-lindja dhe temperaturat do të ulen më tej me vlera më të ulëta se mesataret e periudhës.
Trupi i njeriut do të përjetojë efektin ere-ngrice, ndjesia e trupit tonë kur percepton një temperaturë më të ulët se ajo që është aktualisht e pranishme: për shembull, me një temperaturë prej 5 gradë dhe një erë të lehtë prej 15 Km / h, trupi ynë ka ndjesinë e një temperature prej -1. Edhe me 0 gradë dhe me të njëjtën erë, trupi ynë percepton -7. Pra, edhe në rastin e temperaturave mbi zero,do të ndjejme shumë më ftohtë se ato që shënojnë termometrat.

Dhe pastaj çfarë? Fokusi Viti i Ri

Zbritja e ajrit të ftohtë do të ezaurojë gradualisht veprimin e saj duke nisur nga dita e hëne 30 dhjetor deri në ditët e para të vitit të ri kur një presion i lartë, shumë i fortë dhe me origjinë afrikane, do të shtrije ndikimin e tij në tërë Mesdheun dhe pjesën më te madhe te Evropës. Temperaturat do të kthehen shpejt në vlera të buta dhe përtej mesatares së periudhës. Do të jetojmë ditë të qëndrueshme dhe me diell si ato të periudhës së Krishtlindjes.

Në Veri dhe në zonat e brendshme të Qendrës, rreziku më i madh do të përfaqësohet nga mjegullat që do të kthehen, në mënyrë insistuese, në zonat fushore dhe do të zvogëlojnë shikimin edhe nën 50 metra gjatë natës dhe orëve të para të ditës.