Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Hajrie Rondo, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare. Rondo është ndarë nga jeta vetëm pak minuta më parë, në Himarë.

Hajrie Rondo është një aktore e mirënjohur shqiptare. Ka lindur më 1 mars 1951 në Delvinë.

Aktorja, mjaft e njohur për publikun shqiptar iu nënshtrua një operacioni në kokë, pak kohë pasi fitoi luftën e mundimshme me sëmundjen e kancerit. Aktorja u vlerësua pak muaj më parë me çmimin “Simboli i Qytetit” nga kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj.

Hajrie Rondo është tashmë një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma, mes të cilëve mund të përmendim filmin tepër të njohur për shqiptarët “14 vjeç dhëndër”.

Veritas.com.al/