Sot, sapo dolën rrezet e para të diellit, kryeministri i republikës, Rama, ka mbledhur komitetin e Emergjencave ku është paraqitur edhe bilanci paraprak i ‘luftës’.

Në fushën e betejës me vërshimin e ujërave në tre ditë të gjysmës së dytë të javës së kaluar, kanë mbetur 1226 hektarë tokë e përmbytur që ka nevojë të ‘merret në dorë’ për t’u kthyer përsëri në gjendjen e mëparshme të prodhimtarisë.

Sot që po flasim- tha misionari Ushtarak pranë kryeministrit, Lleshi, 500 hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë.

Në mbledhjen qeveritare është prurë edhe situata e urave, ku është përmendur fakti se 65 ura janë dëmtuar rëndë dhe ndodhen në gjendje shumë kritike.

Kryeministri e ka konsideruar numërimin e ‘viktimave’ si fazë të parë të Luftës. Tani ‘nis faza e dytë’, ka thënë ai.

Veritas.com.al/