Nesër, në këtë pjesë të bulevardit do të mblidhen disa njerëz t thërritur nga Ilir Meta me kushtrimin ‘o buurra, na u shkel kushtetuta’. Me siguri, ata do të jenë spontanë, pesë pjesë, të pa organizuar, si në mitingjet banale që ka zhvilluar opozita kohët e fundit.

Ndërsa sot pasdite, kryeministri Rama që Meta e ka vënë në tabelën e ‘ armikut’ zhvilloi një takim class, njerëz të kuruar e të ulur në karrige në radhë të drejta, duke dhënë një leksion estetike përballë mitingut që do të zhvillojë nesër Meta.

Një ditë para manifestimit presidencial të 2 marsit, Edi Rama zbriti kongresin e partisë në shesh para zyrës së Ilir Metës. Një mesazh mesa duket forcë në numra, të cilin Kryeministri beson se Presidenti nuk e gëzon.

Me të rinjtë socialistë, thumbat Edi Rama nuk i kurseu as për demokratët.

Shumë shpejt Edi Rama iu kthye ish aleatit të tij me të cilin nuk u tregua aq zemërgjerë ne etiketime.

Ilir Meta i cili po merret me përgatitjet e fundit për t’i kthyer Edi Ramës vizitën para zyrës së tij zgjodhi të replikojë përmes zëdhënësit , duke e akuzuar kryeministrin për pabesi jo vetëm ndaj familjes së tij por edhe ndaj atdheut, madje duke i këshilluar të pijë ksanax për tu qetësuar, para besëlidhjes së dy marsit.

‘Grushtin e shtetit’, Ilir Meta ka premtuar se do e zhbëjë me lule dhe flamuj duke i kërkuar edhe boksierëve të cilët e mbështeten, pak orë para daljes në shesh të lënë dorezat në shtëpi.

Krahas mesazheve për qetësi dhe dashuri, Parlamenti ka marrë masat e tij, duke zhvendosur orarin e seancës plenare nga ora 17.00 e pasdites, në 10 paradite për të shmangur surprizat që mund të rezervoje pasditja e së hënës.

VERITAS.COM.AL/