TIRANE- Gara për kreun e Byros Kombëtare të Hetimit ka kaluar në një fazë tjetër. Tashmë janë përzgjedhur 4 kandidatë që do të kenë mundësinë që të garojnë për të marrë kryesimin e BKH.

 Ata janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Ndërkohë Ardian Çipa, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi dhe Ylli Pjetërnikaj, nuk mundën të kalojnë të gjitha testet për të vijuar garën për në BKH.

Kujtojmë se nga 4 kandidatët e mbetur tashëm në garë për të marrë kryesimin e Byros Kombëtare të Hetimit e vetmja që ka kaluar vettingun është Aida Hajnaj, numri dy i Policisë së Shtetit

Kandidatët për kreun e BKH më parë i janë nënshtruar testeve fizike, makinës së vërtetës (poligarfisë) dhe testeve me shkrim.  Këto teste i kanë kryer të 8 kandidatët por sot janë përzgjedhur vetëm 4 prej tyre.

Tashmë në ditët në vijim pritet që komisioni nga SPAK të përzgjedh vetëm një emër fitues dhe më pas t’ia propozoj atë Këshillit të Lartë të Prokurorisë që ka si detyrë përzgjedhjen e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit me votim.

Kujtojmë se në këtë garë fillimisht morën pjesë 40 kandidatë ndërkohë  në dy fazat testuese arritën që të kualifikohen vetëm 8 aplikantë.

Në Komisioni i SPAK që pritet të përzgjedh kreun e BKH, bëjnë pjesë kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja dhe dy prokurorët Behar Dibra si dhe Eneid Nakuçi.

BKH do të jetë struktura mbështetëse hetimore për SPAK. Në përbërje të saj do të jenë edhe 60 hetues të cilët pas përzgjedhjes do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndryshe BKH është cilësuar edhe si FBI-ja shqiptare.

 Njoftim për media në lidhje me përzgjedhjen e drejtorit te BKH-së: