AFP/ 7 Maj 20190/

Shkup (republika e Maqedonisë se Veriut) (AFP) – Papa Françesku i bëri thirrje Ballkanit Perëndimor të përqafojë larminë e besimeve dhe etnive gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut të martën, duke thënë se “respektimi i diversitetit” është çelësi i përpjekjeve të rajonit për t’u integruar me Europen.

Papa u mirëprit me tabela të verdha dhe autobusë që mbanin fytyrën e tij të qeshur pasi ka prekur token në shtetin e vogël Ballkanik, i cili është kryesisht i krishterë ortodoks, por ishte i lumtur ta priste Papa Franceskun.

Katolikët përbëjnë vetëm një pjesë të vogël – më pak se një për qind – të vendit prej 2.1 milion, që është gjithashtu shtëpia e një minoriteti të madh Mysliman etnik Shqiptar.

Në një fjalim para Presidentit Gjorge Ivanov dhe Kryeministrit Zoran Zaev, Francesku vlerësoi “kryqëzimin e kulturave dhe identiteteve etnike dhe fetare” në “vendin tuaj, një urë midis Lindjes dhe Perëndimit”.

Diversiteti i Maqedonisë se Veriut, që reflekton rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, formon një “mozaik në të cilin çdo pjesë është thelbësore për unitetin dhe bukurinë e të gjithës”.

Një “bashkëjetesë paqësore dhe e qëndrueshme” është thelbësore për “rritjen e integrimit me kombet e Evropës”, vazhdoi ai.

“Shpresoj që ky integrim të zhvillohet në një mënyrë të dobishme për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, me respekt të vërtetë për diversitetin dhe për të drejtat themelore”.

Të martën, njerëzit e të gjitha besimeve po mbushnin sheshin kryesor të Shkupit për meshën e mëngjesit vonë të Papës, që do të formojë etapën finale të turneut të tij tre-ditor Ballkanik që filloi në Bullgari.

Shtëpia e Nënë Terezës

Para se të japë omelinë e tij, Francesku do të takohet me të varfër dhe kreret fetarë në një përkujtim dedikuar Nënë Terezës – katolikja më e famshme e lindur ne Shkup.

Murgesha e nderuar lindi ne një familje shqiptare në Shkup në vitin 1910, kur qyteti ishte pjesë e perandorisë Osmane.

Në fjalimin e tij, Françesku lavdëroi Nënë Terezën, të cilën ai e ka kanonizuar si shenjtore në vitin 2016, për shkak se e bëri “dashurinë ndaj fqinjit ligjin suprem të jetës së saj”.

“Ju me të drejtë jeni krenar për këtë grua të madhe”, tha ai.

Megjithëse murgesha kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj të përkushtuar ndaj më të varfërve të varfër në Kalkuta, trashëgimia e saj është e dukshme në vendlindjen e saj në formën e statujave, përmendoreve dhe autostradës në emër të saj.

Emri i ri

Maqedonia e Veriut i ka evituar konfliktet ndëretnike që kane shkatërruar pjesën më të madhe të ish-Jugosllavisë pas kolapsit në vitet 1990 dhe shpartallimit përgjatë linjave publike.

Por vendi pa dalje ne det u çua në limite ekstreme në vitin 2001 kur militantët Shqiptarë nisën një kryengritje në veriperëndim.

Konflikti përfundimisht përfundoi me një marrëveshje paqeje që premtoi më shumë të drejta dhe përfaqësim për komunitetin Shqiptar.

Që atëherë vendi ka mbajtur paqen – nganjëherë jo lehtë .

Një qeveri e qendrës së majtë tani është e përqendruar në përpjekjen për të ecur përpara me ëndrrat e bashkimit me Bashkimin Evropian.

Mesazhi i Papës për unitet vjen pasi qeveria kohët e fundit ndryshoi emrin e vendit nga Maqedonia në Maqedonia e Veriut për t’i dhënë fund një vije të vjetër prej dekadash me Greqinë fqinjë.

Ky veprim ndihmoi në pastrimin e rrugës se Shkupit për t’u bashkuar me NATO dhe BE.

Por kjo zemëroi kritikët që ndjenë se një pjesë e identitetit të tyre kombëtar ishte grabitur padrejtësisht.

Përpara ardhjes së Franceskut, Kryeministri pro-Evropian Zaev, një besimtar i devotshëm Ortodoks, tha se Papa ishte “duke ardhur në qytetin e lindjes së Nënë Terezës së Shenjtë … i cili mban një simbol të veçantë të pajtimit dhe solidaritetit”.

Veritas.com.al/