Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva.

Vendimi është dhënë sot në KPK. Sipas anëtarëve të institucionit, Trezhnjeva nuk justifikon dot burimet legale për pasurinë e tij.

Gjithashtu gjyqtari Treshnjeva  mësohet se nuk ka thënë të vërtetën edhe në formularin e deklarimit të pasurisë.

Tre ditë më parë, pas seancës dëgjimore, gjyqtari Besim Trezhnjeva u shpreh se pasuria e tij ishte e ligjshme dhe ishte vendosur nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.