Nesër rreth orës 11:00 është bërë plani që avionët e NATO-s të shfaqen në hapësirën e Shqipërisë me zhurmën e tyre të fortë. Misioni ajror paraprin vizitës zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-s, gjeneralit Wolters, raporton TCH.

Gjeneral Wolters mbërrin në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë një bazë ushtarake e NATO-s. Aleanca do te investoje atje rreth 50 milionë dollarë.

Veritas.com.al/