Qëndrim Alidema, 17 vjeç, ishte në veturë bashkë me 4 të tjerë që mbetën viktima nën urën e Prishtinës. Deri sot ishte në gjumë të thellë, sot u zgjua nga koma.

Katër vetë humbën jetën tragjikisht në një aksident në Prishtinë, tek rrethrotullimi ku vetura e cila po ecte 200km/h dhe fluturoi 53 metra.

Gjendja shëndetësore e Qëndrimit deri para disa minutave ka qenë kritike, kurse tashmë ai është ngritur nga koma- njoftoi gazeta Metro.

Lajmin e mirë e ka konfirmuar vëllai i Qëndrimit, përmes rrjeteve sociale. Gjithashtu bëhet e ditur se ai ka arritur edhe të bisedojë me familjarët e tij. Qëndrimi kishte pësuar lëndime të rënda nga aksidenti i djeshëm ku kanë humbur jetën babai e xhaxhai, me bashkëshortet e tyre.

Veritas.com.al/