Reshjet e dëborës dhe ngricat e dimrit krahas vështirësive shpesh krijojnë dhe pamje mahnitëse që rrallëkund mund ti gjesh.

Pika më e rëndësishme e transmetuesve televiziv atyre të telefonisë, Ushtrisë dhe Ministrisë së Brendshme ofron pamje përrallore gjatë këtyre ditëve.
Transmetuesit gjigand që ndodhen në lartësitë e Malit të Krrabit në Pukë janë mbuluar të gjithë nga akulli. Aty temperatura ka arritur në -6 Gradë Celcius.
Teknikët që punojnë atje bëjnë të ditur se rruga e Krrabit që të çon në pikën e transmetuesve në Mide është e bllokuar, ndërsa pamjet e akullit dhe borës që shkëlqejnë mahnitshëm nën rrezet e diellit nuk kanë krijuar problem.