Nga mbledhja e Asamblesë Socialiste të kryeqytetit, drejtuesi i PS për qarkun e Tiranës Erion Veliaj ka shprehur mbështetjen për takimin e Ramës në Athinë më 12 Maj me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se emigrantët janë një element thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë dhe për vizionin “Shqipëria 2030”.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë të afërmit tanë, unë kam qenë vetë Sekretar Emigracioni, ka qenë një nga punët e para të miat në parti. Mbaj mend që ai kontribut i jashtëzakonshëm i emigrantëve në 2013 ishte jetik. Ne kishim probleme konstante me vjedhjen e votës, me prishjen e zgjedhjeve, me mënyrën se si shteti ndërhynte brutalisht në kutitë e votimit. Ishte ajo mbidozë mbështetje që na erdhi nga emigracioni që e blindoi fitoren tonë të 2013 dhe që vazhdon rreh për Shqipërinë, pulson për vendin tonë, madje është i gatshëm të organizohet siç kemi pasur ditët më të mira të organizimit. Me këtë vizion të 2030, mund të kemi ditë edhe më të mira të organizimit në diasporë.