Shkalla e vlerësimit ndaj Presidentit Donald Trump ka arritur në pikën më të lartë të presidencës së tij, sipas një sondazhi të ri të kryer nga Washington Post-ABC News, shkruan ‘The Hill’.

Studimi,  cili është publikuar ditën e  Dielë, ka zbuluar se 47 për qind e votuesve të regjistruar vlerësojnë se puna që Donald Trump po bën në Shtëpinë e Bardhë ka një shifër ë paraqet 5 pikë më lart se në muajin prill. Pesëdhjetë për qind e votuesve të regjistruar disaprovojnë performancën e Trump si president, megjithatë.

Ndërkohë, 44 për qind e amerikanëve në moshën e aftë për të votuar thonë se aprovojnë përformancën e punës së Trump, ndërsa 53 për qind thanë se e disaprovojnë atë. Vetëm 39 për qind e amerikanëve të moshës së votimit thanë në Prill se mirartonin performancën në punën e Trump

Studimi vjen teksa po zhvillohet gara në primare e Demokratëve për vitin 2020, kur kandidatë si Sen. Kamala Harris (D-Calif.) dhe Sen. Elizabeth Ëarren (D-Mass.) fituan terren ndaj ish zëvendës-presidentit Joe Biden, sipas sondazheve.

Ekonomia ishte e vetmja çështje ku maxhoranca e votuesve tha se aprovon performancën e Trump, sipas sondazhit, Pesëdhjetenjë për qind e atyre që u përgjigjen thanë se aprovojnë rrugën nëpër të cilën ka ecur ekonomia që nga koha kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë. Dyzetedy për qind thanë se nuk e aprovojnë mënyrën si e drejton ekonominë.

Ndërkohë, një maxhorancë e atyre që u përgjigjen thanë se nuk e aprovojnë mënyrën se si Trump ka trajtuar emigracionin, kujdesin shëndetësor, disa çështje speciale lidhur me gratë, abortin, ndryshimin e klimës, dhunën me armë dhe politikën e jashtme. Dyzetenëntë për qind thaë se disaprovojnë mënyrën si u trajtuan taksat, ndërsa 42 për qind thanë se e aprovojnë.

MË në fund, 65 e të intervistuarve thanë se Trump ka vepruar në një mënyrë ‘jopresidenciale’ që nga koha kur mori presidencën. Njëzetetetë për qind thanë se ai kishte vepruar ‘në mënyrën e duhur’.

Sondazhi i ‘The Washington-Post ABC News’ është kryer mes datave 28 qershor dhe 1 korrik, mes një popullsie kombëtare prej 1,008 të rriturve. Shkalla e gabimit është 4 për qind e pikëve për 875 mostra të regjistruar.

VERITAS.COM.AL/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.