Pas fundit të historisë se saj me shefin (e kuzhinës) Isaac, Dua Lipa do të ketë gjetur një dashuri të re dhe tani do të ishte në krahët e vëllait më të vogël të Gigi dhe Bella Hadid

Nga: Carlo Lanna/

Ajo është një nga artistet më në modë  per momentin. Hijeshia, karizma dhe talenti i Dua Lipas kanë revolucionarizuar panoramën e muzikës pop të sotme.

Dhe me sa duket bukuria e saj ka thyer edhe zemrën e Anwar Hadid, vëllait të vogël të modeleve Gigi dhe Bella Hadid. Siç raportojnë disa zëra nga revistat angleze dhe siç ka raportuar Vanity Fair, midis këngëtares dhe aspirantit për model kishte lindur një shkëndijë.

Që prej disa javësh perflitet se ka pasur një ndjenje midis te dyve, por një seri fotografish që portretizojnë së bashku Dua Lipan dhe te riun Anwar, kishin mbyllur më në fund zërat dhe thashethemet. Të pare ne  Barclaycard Presents British Summer Times, një festival muzikor që ndez Hyde Parkun në qendër të Londrës, si Dua Lipa dhe Anwar jane fotografuar te lumtur dhe te qeshur ne krahët e njëri-tjetrit. Për artisten e nderuar me çmim vetëm 23 vjeç është një periudhë ringjalljeje sentimentale pas përfundimit të historisë së dhimbshme dashurore me Isak Carew, shefin londinez te rritur profesionalisht në krah te Gordon Ramsey. Historia mes të dyve përfundoi në fillim të qershorit pas një tërhiq e mos këput të gjatë.

Të bashkuar që nga 2013, ata u ndanë për herë të parë në 2017 për t’u kthyer së bashku disa javë më vonë, por kjo nuk zgjati shumë. Duket se kultivimi i një marrëdhënieje në distancë, për Dua Lipan dhe shefin, nuk ishte i lehtë.

Por periudha e errët është një kujtim i largët. Lumturia e Dua Lipas është e qartë. Çifti është njohur në Los Angeles gjatë një feste të organizuar nga Gigi Hadid dhe, sipas thashethemeve të fundit, vete modelja e famshme e kishte prezantuar vëllain e saj te këngëtarja londineze.

VERITAS.COM.AL/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.