Belgjika, Franca dhe Gjermania kanë ndaluar gjashtë persona, ku përfshihet edhe një diplomat Iranian i akredituar në Vjenë. Ndalimet janë bërë për shkak të një komploti të dyshuar të një sulmi me bombë në manifestimin e planifikuar të fundjavës nga një grup i opozitës Iraniane në Francë- thanë të Hënën burime dhe autoritete franceze.

Sulmi që duket se ka dështuar kishte për objektiv  një miting të mijëra anëtarëve të opozitës Iraniane në veri të Parisit ku gjithashtu do të merrnin pjesë edhe figura të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë edhe aleatë të Presidentit Donald Trump.

Veritas.com.al/