Tragjedia e familjes së Edmond Gjergjit, e cila pësoi fatkeqësinë më të madhe dje në mbrëmje në rrugën e Velipojës, është rënduar edhe më: Ka ndërruar jetë edhe vajza 10-vjeçare, pas motrës së vogël 5 vjeçe, vëllait foshnje 9 muajshe dhe babait të saj.

Nuk e gjeti fundin tragjedia mizore në këtë familje prej pesë vetësh; ku do të shkojë më tej?

Ka mbetur vetëm nëna e fëmijëve që shkuan dhe grua e Edmond Gjergjit që ndërroi jetë bashkë me tre fëmmijët e tij.

Nëna e fëmijëve të ndjerë është në gjendje të rëndë pas aksidentit më fatkeq që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin Shkodër-Velipojë, kur u përplas me një makinë Hyundai ku udhëtonin dy persona.

Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte familja prej 5 anëtarësh, ndërsa në mjetin tjetër dy. Nga përplasja, të vdekur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Edmond Gjergji me dy nga tre vajzat e tij, ndërsa bashkëshortja dhe vajza tjetër u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Nga makina tjetër u plagosën të dy personat

Veritas.com.al/