Apartamente, troje, pemëtore, vila dhe makina pafund janë pasuritë e sekuestruar familjes së Admir Murataj, 42-vjeçarit që konsiderohet koka e grupit të grabitjes së Rinasit që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Sipas prokurorisë, gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë të tyre.

Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale. Shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal: Makinë BMW X6; Fouristradë Mercedes Benz; Fuoristradë BMW X3; DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj; DODGE tjetër; Volkswagen Tiguan; Land Rover Defender; Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;

Për Admir Murataj, Aleksandër Murataj, dhe familjarët e tij janë subjekte të hetimit pasuror pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burimet të ligjshme.

Konform ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, ndryshuar me ligjin 70/2017 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe Trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, plotësojnë kriteret e zbatimit të nenit 3 pika 1, “a”, pasi shtetasit Aleksandër Murataj, dhe Admir Nikaj (Murataj), jane dërguar për gjykim nga për kryerjen e veprave penale të “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/2, 28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe ndaj tyre dhe familjarëve të tyrë janë identifikuar pasuri të cilat zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, është e nevojshme aplikimi i masave parandaluese ndaj pasurisë.

Për shtetasin Aleksandër Murataj ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:

Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD; Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë; Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë;

Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë; Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000; Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO; Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt; BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj; Fuoristradë Mercedes Benz; Fuoristradë BMË X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj; DODGE sekuestruar shtetasit Cen Murataj; DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Cen Murataj; Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj; Volksëagen Tiguan; Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Cen Murataj; Motocikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

Ndaj pasuritë e identifikuara të shtetasve Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre duhet t’i nënshtrohen sekuestros, bazuar në nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.

Veritas.com.al/