(FOTO nga New York Times)/

Nga: NYT dhe Veritas/

Djali i multimiliarderit Soros, Alex Soros, është takuar dhe fotografuar me zyrtarët më të lartë të shtetit në Kosovë para dy ditësh. Që nga Thaçi president e deri të Haradinaj- kryeministër, të trembur nga Gjykata Speciale, i janë dorëzuar George Soros me shpresën ‘për shpëtim’.

New York Timess shkruan me 13 Janar 2017, se përpjekjet e liderëve kosovarë për të anuluar Gjykatën e krimeve të luftës bëhet me qëllim që të mënjanojnë dënimet e liderëve nga krimet e kryera gjatë luftës për ndarjen e Kosovës nga Serbina, që është quajtur lufta për pavarësinë e Kosovës.

Gjykata është krijuar në vitin 2005 sipas modelit të Hagës në Holandë, me juridiksion në Kosovë, me një ekip gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe pritet që të kryejë dënime mbi krimet e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “guerrilasit” (sipas NYT) që luftuan në vitet 1998- 1999 për ndarjen nga Serbia, shkruan NYT.

Ish komandantët e Luftës kanë marr të gjitha pozitat e larta në shtetin e Kosovës, duke përfshirë edhe presidentin dhe kryeministrin aktual.

Në Dhjetor një grup deputetësh të ardhur dhe frymëzuar nga liderët e UÇK hodhën votën për të anuluar Gjykatën Speciale, e cila është ngritur nga partnerët perëndimorë evropian dhe Amerikan. Deputetët që votuan për shpërbërjen e gjykatës janë të mbështetur nga presidenti Hashim Thaçi, i cili akuzohet se ka drejtuar një rrjet të krimit të organizuar.

Media lokale ka raportuar se disa figura politike do të arrestohen. Pasi deputetët, ditën e Hënë, iu kthyen sesionit parlamentar të dimrit, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe aleatët perëndimor po presin- shkruan NYT.

Ndërkohë në të njëjtën ditë, drejt Prishtinës vrapon djali i miliarderit George Soros, Alex, ai takohet me liderët e dyshuar se do të burgosen, me shpresë se do të devijohen politikat dhe ligjet kundër krimit të organizuar.

Veritas.com.al/

FOTO/ Pas Tiranës, djali i Sorosit shkon në Prishtinë. Ja kë ka takuar Aeks Sorosi

Image

(FOTO: Alex Soros me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haredinaj)/