“Pavarësi e jashtme”,për të afirmuar “me force” karakterin jopolitik të gjyqësorit dhe për të mbajtur larg “favorizimet dhe tendencat, të cilat ndotin zgjedhjet, marrëdhëniet dhe emërimet”, dhe “pavarësinë e brendshme”, per të qenë të lire nga kërkimi për avantazhe personale dhe per të refuzuar çdo presion, paralajmërim ose kërkesë për të ndikuar mbi kohët dhe mënyrat e drejtësisë.

Papa Françesku i drejtoi apelin e tij togave, duke marrë Anm në audiencë me rastin e përvjetorit te ardhshëm të 110 vjetorit të themelimit të Shoqatës Kombëtare të Magjistratëve.

Papa është i vetëdijshem për “njemijë vështirësi” të punës së përditshme, të penguar nga mungesa e burimeve për strukturat dhe rekrutimin e personelit. Dhe nga kompleksiteti i situatave juridike.

“Çdo ditë duhet të përballeni, nga njëra anë, me inflacionin e ligjeve, të cilat mund të shkaktojnë një mbivendosje ose një konflikt midis ligjeve të ndryshme, të vjetra dhe të reja, kombëtare dhe mbikombëtare, dhe, nga ana tjetër, me boshllëqet legjislative në disa çështje te rendesishme, ndër të cilat ato  që kanë të bëjnë me fillimin dhe fundin e jetës, me te drejten familjare dhe me realitetin kompleks të emigrantëve “.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.