A ndjen Papa simpati për komunistët? Për kardinalin Zen, bashkëpunimi argjentinas midis jezuitëve dhe militantëve të majtë mund të ketë ndikuar në vizionin e Bergolios. Për ti bere llogarite, sipas tezës së kardinalit, mund të jenë besimtarët e “Kishës nëntokësore”

Nga: Francesco Boezi/

Papa Francesku, për motive te karakterit historik, mund të ndjejë simpati ndaj komunistëve.

Ka qenë Kardinali Zen qe e ka deklaruar, i cili vazhdon të luftojë për marrëveshjen e përkohshme midis Vatikanit dhe qeverisë së Pekinit. Detajet e paktit janë njohur vetëm nga kontraktorët, por është e zakonshme se kanë të bëjnë më së paku me emërimin e peshkopëve dhe krijimin e dioqezave të reja.

Kardinali doli nga heshtja përmes një editoriali të botuar në New York Times, siç lexohet në Catholic Herald . Ajo që mendon Zen është e mirënjohur: Episkopata kineze do te ishte vartëse, nëse jo e nënshtruar, e partisë komuniste. “Kisha zyrtare” (për ish-kryepeshkopin e Hong Kongut ekzistojne një institucion i njohur nga Republika Popullore dhe një tjetër, “nëntokësore”) nuk do të ishte në gjendje të përfaqësonte kërkesat e besimtarëve, të cilët do të vazhdonin te pesonin procesin e “sicinizimit”, domethënë,nënshtrimit ideologjik ndaj kerkesave materialiste dhe anti-klerikale të marksizmit.

Megjithatë, Selia e Shenjtë ka vendosur të bjere ne marrëveshje: Papa do të mbajë fjalën e fundit (flasim për “të drejtën e vetos”) për përzgjedhjen e anëtarëve të episkopatës, por Konferenca Kineze mund të sugjerojë emrat. Nga anet e Sheshit të Shën Pjetrit, ndonëse pa transport të veçantë, disa besojnë se marrëveshja e përkohshme përbën një triumf diplomatik të Franceskut, të sekretariatit të shtetit dhe të Kishës së Romës. Zen, përkundrazi, ka ardhur të flasë për “asgjësim” dhe per “shitje”.

Po pse Papa argjentinas do te kishte mbështetur një ngjarje që do të vinte ne vështirësi “pakicën”, dmth, atë pjese te katolikëve kineze, që duke qene gjithmonë në vizionin e dyfishtë të kardinalit, do ti përkisnin Kishës nëntokësore? Zen e ka shpjeguar kështu: Bergoglio është “shumë pastoral”, por nuk do ta kete mire te qarte pamjen e qenësishme të Kinës. Për ta ndikuar do të ketë qenë e kaluara e tij në Argjentinë: roli që komunistët kanë luajtur në Amerikën e Jugut për të luftuar abuzimet e qeverive diktatoriale dhe pabarazitë sociale, do të kenë pasur një rol në konsolidimin e vizionit të ish-kryepeshkopit te Buenos Airesit.

Ne artikullin e botuar në Catholic Herald  thuhet se: «Në vendin e lindjes të Papa Françeskut, në Argjentinë, komunistët kane punuar për të mbrojtur të varfrit nga shtypja e qeverisë, shpesh së bashku me jezuitët, ka thene (Zen).Kjo mund të jetë arsyeja pse Papa mund të ketë një simpati natyrale për komunistët, pasi i konsideron të persekutuar “.

Ndërkohë, dy peshkopë kinezë kane marrë pjesë në Sinodin e Ipeshkëv për te rinjtë, ai që është duke përfunduar. Dje është dhënë lajmi për rrënimin e dy relikteve te shenjta katolike. Përshtypja është se për të arritur ne konkluzione të përbashkëta mbi funksionimin e marrëveshjes së nënshkruar, nevojitet më shumë kohë. Nuk duket rastësi që marrëveshjes i është vendosur mbiemri “i përkohshëm” .

Veritas.com.al/