Vatikan  (AFP) – Papa Françesku të dielën u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së të tregojnë “solidaritet konkret” me 49 emigrantë të bllokuar në anijet e OJQ-ve jashtë brigjeve të Maltës, të cilëve u është refuzuar leja për të zbarkuar.

“Dyzet e nëntë emigrantë të shpëtuar në Mesdhe nga dy anije të OJQ-ve kanë qëndruar në bord për disa ditë , duke pritur që të zbresin”, iu tha Francesku mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

“U drejtoj një apel urgjent udhëheqësve Evropianë, që ata te tregojnë pak solidaritet konkret në lidhje me këta njerëz,” shtoi ai.

Mes shqetësimit në rritje për gjendjen e vështirë të emigrantëve, disa prej të cilëve kanë qenë në det për më shumë se dy javë, Komisioni Evropian më parë këtë javë i bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së t’i pranojnë ata.

Hollanda dhe Gjermania kanë ofruar të marrin disa, por vetëm nëse partnerët e tyre të BE bëjnë të njëjtën gjë, duke theksuar sërish bllokimin e gjatë të Bashkimit Evropian për ndarjen e përgjegjësisë për emigrantët.

Janë 17 vetë në bordin e anijes te OJQ Gjermane Sea-Eye, dhe me 32 të tjerë në Sea-Watch. Midis tyre janë një fëmijë njëvjeçar dhe dy fëmijë të moshës gjashtë dhe shtatë vjeç.

Si Italia dhe Malta kanë refuzuar qasjen në port dhe të dielën kane përsëritur të njejtin pozicion.

“Në Itali nuk ka më të ardhur. Kjo është linja dhe nuk do të ndryshojë “, tha për gazetën Il Messaggero, ministri i brendshëm italian, Matteo Salvini.

“Portet italiane janë të mbyllura dhe do të mbeten kështu,” shtoi ai në një tweetim.

Veritas.com.al/